Home Aktualitet ‘Vettingun e bën Amerika, është fakt’/ Ngjela përplaset me Sejaminin: Po pra, budalla më di ti mua

‘Vettingun e bën Amerika, është fakt’/ Ngjela përplaset me Sejaminin: Po pra, budalla më di ti mua

nga Editor

Debati mes tyre nisi kur Sejmini tha se Ngjela e ka kollaj kur thotë se drejtësinë po e bën Amerika dhe se ne tani duhet të ikim në shtëpi.

TIRANË- Debate të forta janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme në studion e “Open” në Top Channel mes avokatit Spartak Ngjela dhe analistit Neritan Sejmimi. Debati mes tyre nisi kur Sejmini tha se Ngjela e ka kollaj kur thotë se drejtësinë po e bën Amerika dhe se ne tani duhet të ikim në shtëpi.

“Avokati e ka të thjeshtë të thotë se drejtësinë e bën Amerika dhe ne duhet të ikim të gjithë në shtëpi. Zoti Ngjela mendon se drejtësinë do na e bëjë Amerika, do na fusi në burg Amerika dhe ne do rrimë kot”, tha Sejmini.

Ndërkohë avokati Ngjela i është përgjigjur duke i thënë se kjo gjë është fakt dhe nuk e thotë ai.

“Kjo është fakt, nuk e them unë. Më di gjë budalla ti mua. Unë kam thënë reformën jo drejtësinë. Reformën po e bën OMN. Amerika drejton reformën në bazë të kushtetutës. Kushtetutën se kam hartuar unë”, tha Ngjela

Lajme te ngjashme