Home Aktualitet Gjithë administrata në aksion; like dhe share te Facebook i shefit

Gjithë administrata në aksion; like dhe share te Facebook i shefit

nga Editor

Nga Ylli Dylgjeri –

Like-t, po nxjerrin Sekretin…

Administrata Publike nën terrorin e Like-ve!

Shikoni miq, pas urdhërit verbal të dhënë nga Fuga & Co, do të gjeni në FB komente klikime e shared të detyruar për çdo punonjës të administratës publike: “Nuk mund të mos bëj numrin e caktuar të Like-ve e Shared. Më kontrollojnë çdo ditë” – më qahej një punonjëse Ministrie këto ditë. Jemi të detyruar të gjithë. Do të klikojmë mbi Ministre, mbi Kryeministër sa herë të bëjne një po…ë. Çdo ditë!
Fillon puna në administratë me Like. Kjo është Rilindja sot miq. Shikoni si janë mbushur faqet e Ministreshave, me Like, Shared, pas çdo fjalë apo takimi rutinë. Qesharake!
Ministreshat edhe ti gjuash në jetë për qef nuk marrin aq pëlqime. Por, Jo! Nuk ka qef. Nuk ka Sekret. Nuk ka më as ligj të Nëpunësit Civil, as kod etik, turp jo e jo!
E gjen numrin limit të punonjësve të Ministrisë nga Liket që bien mbi Ministër çdo ditë.
Dikur, në kohën e diktaturës, nuk tregohej numri i lugëve e pirunjve në mense se dilte numri i efektivit që mbronte territorin. Atëherë mbahej gishti në këmbzën e pushkës, tani mbahet gishti gati mbi tastierën e kompjuterit. Atëhere bëhej për të mbrojtur Atdheun, tani bëhet për të mbrojtur Ministrin.
Atëhere, komanda si në zbor:
Administrata për Liket e Ministrit të jeni gati!
Administrata në kor: Gjithmonë gati!

Lajme te ngjashme