Home Aktualitet Muç Nano i bën pyetjen epike Ramës: A të ka shkuar mendja se largimi yt i bën mirë Shqipërisë?

Muç Nano i bën pyetjen epike Ramës: A të ka shkuar mendja se largimi yt i bën mirë Shqipërisë?

nga Editor

Mustafa Nano, i ka bërë disa pyetje mjaft thumbuese kryeministrit Edi Rama, gjatë emisionit Opinion. Ndër të tjera, Nano e ka pyetur Ramën drejtëpërdrejtë, nëse i ka vajtur ndonjëherë në mendje, fakti se largimi i tij i bën mirë vendit. Kryeministri, siç pritej, ka thënë se nuk e ka menduar asnjëherë këtë gjë.

Mustafa Nano: Kam një pyetje shumë të thjesht dhe po e bëj këmba mbi këmbë zt.Kryeministër. Ju ka shkuar ndonjëherë në mendje se po të mos jeni ju kryeministër, vendi do të bëhet më mirë?

Edi Rama: Sikur të më shkojë në mendje kjo, largohem menjëhere, por nuk më ka shkuar në mendje.

Mark Marku: Dhe as nuk do të shkojë kështu që duhet të gjejmë formën se si të largohesh se kështu do shkojë pafund.

Edi Rama: Mos kërkoni forma për të më larguar mua sepse aq më shumë do më keni këtu.

Mark Marku: Nuk mendoj se ka ndonjë gjë anormale të kërkosh largimin e kryeministrin në një demokraci.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!