Home Politike Bushati e pranon hapur: Për shkak të gabimeve tona strategjike, po na krijohet një hendekë edhe më i madh pabarazisht

Bushati e pranon hapur: Për shkak të gabimeve tona strategjike, po na krijohet një hendekë edhe më i madh pabarazisht

nga Editor

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, deklaroi në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se Bashkimi Evropian bëri një hap pas me vendimin negativ për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“KE bën vlerësimin e parë teknik dhe janë vendet anëtare që kanë vendimmarrjen finale. Më 2018, isha protagonist, dhe e di që ka qenë shumë e vështirë për të marrë rekomandimin. Ishte një betejë, që u transferua te vendet anëtare, ku në qershor 2018 morëm një angazhim të qartë, që në 2019 do të kishim dhe nisjen e procesit. Nuk prisja që të kishte një hap pas, sepse nëse shohim vendimin e para pak ditëve, me vendimin e 2018 është një hap pas nga BE, por mendoj që Shqipëria meritonte që të niste këtë proces në 2018 dhe besoj se nga nisja e këtij procesi përfitojnë të gjithë, edhe vetë BE, sepse shton influencën në një zonë, apo në një kopsht të tij.

Mund të kemi njëmijë probleme, por janë ndërmarrë disa hapa, që për vendet e tjera janë bërë në një fazë të mëvonshme të këtij procesi. Natyrisht situata e brendshme politike nuk ka qenë pozitive në këtë proces. Një gjeneratë e kemi humbur dhe nuk e ka gëzuar dot mundësinë e përfitimeve nga ky proces. Për shkak të gabimeve tona strategjike, po na krijohet një hendekë edhe më i madh pabarazisht”, tha Bushati.

Ish-kryediplomati Bushati kritikoi të gjitha palët politike, sa i takon krizës së thellë politike, që vijon prej shumë muajsh. Ai tha se fjala kompromis për politikanët shqiptarë duket si fjalë turpi, duke shtuar se është kulticuar ndjesia e poshtërimit të kundërshtarit.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!