Home Politike A ka çarje mes Grida Dumës dhe Lulzim Bashës? Ja si përgjigjet ish-deputetja e PD

A ka çarje mes Grida Dumës dhe Lulzim Bashës? Ja si përgjigjet ish-deputetja e PD

nga Albina Hoxhaj

A ka çarje mes Grida Dumës dhe kryetarit të PD, Lulzim Basha? Kjo është pyetja që drejtuesi i emisionit “Çim Peka LIVE”, Çim Peka i drejtoi ish deputetes demokrate.

Por sipas kësaj të fundit, ka mendim ndryshe, por jo çarje në marrëdhëniet mes tyre.

“Në disa momente dhe është thënë cila është miqësia? Unë nuk shoh që në PD Lulzim Basha ka ndërtuar raporte miqësore. Disa e kanë e disa jo. Këtë natyrë pune ka dhe është perfekte. Të gjitha keqpërdoren sipas dëshirës së lajmit. Kam bërë pjesë në fushatën e zotit Basha, kam bërë takime me intelektualë dhe prezenca ime në PD nuk ka qenë prej Bashës. Në mes dy individëve nuk mund të ketë çarje, por a ka një mendim ndryshe, po ka një mendim ndryshe mes meje dhe mënyrës si po bëhen gjërat tani. Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë, unë do të mbetem loajale në vendimet e PD. Në PD ka patur gjithmonë debat, ky është momenti me më pak debat”, deklaroi Grida Duma.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!