Home Politike Vasili: Ekuacioni:Doreheqja e Ramës + pranimi i propozimit McAllister = zgjidhje e krizës!

Vasili: Ekuacioni:Doreheqja e Ramës + pranimi i propozimit McAllister = zgjidhje e krizës!

nga Editor

Nga Petrit Vasili:

Bundestagu vulosi ne Rezoluten e tij krizen politike ne Shqiperi.

Rezoluta eshte asgjesuese dhe shterruese njeherazi,kur percakton se:

“Shqipëria është në një krizë të rëndë politike. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik, përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të vështirësohet në mënyrë të konsiderueshme”.

Rezoluta percakton 9 kushte te cilat jane udha ku kalon hapja e negociatave dhe clirimi i demokracise nga rrenimi,clirimi i shtetit nga kapja dhe clirimi i votes se lire nga kriminalizimi,ku fajtori i vetem eshte Edi Rama.

Eurodeputeti gjerman David McAllister nje personalitet, qe s’ka nevoje per komente,u shpreh shume qarte:

“Sipas mendimit tim, zgjidhja më e mirë do të ishte një rrugë e ngjashme me Rezolutën e miratuar nga Bundestagu gjerman – drita jeshile për Maqedoninë Veriore dhe dritë jeshile e kushtëzuar për Shqipërinë. Vlen të përmendet se politika e zgjerimit ngjall shumë dyshime në Gjermani, dhe Bundestagu gjerman ka vendosur të ndjekë këtë rrugë”, tha eurodeputeti për Euractiv.

Propozimi i McAllister e zgjidh krizen sepse konfirmon nente kushtet per e pakapercyeshme per Shqiperine dhe eliminon nje padrejtesi historike per Maqedonine e Veriut,e cila denohet per shkak te deshtimit te Edi Rames.

Gjithshka eshte shume e qarte ashtu sic eshte e qarte qe doreheqja e Edi Rames eshte e pashmangshme per zgjidhjen e krizes.

Doreheqja e Edi Rames mban peng Shqiperine, por per fat te keq mban peng dhe padrejtesisht edhe Maqedonine e Veriut.

Ndaj doreheqja e Edi Rames nuk pret me.

Ajo do te ndodhe dhe duhet te ndodhe sa me pare, pasi eshte praktikisht e pashmangshme dhe e paevitueshme.

Sa me pare qe te ndodhe, do te ishte kohe e cmuar e fituar per Shqiperine dhe Rajonin.

Rilindja dhe Edi Rama prodhojne vetem destabilitet,tension dhe regres,qe po reflekton shume negativisht edhe mbi shqiptaret ne Maqedoni, Kosove e me gjere.

Rruga teper e qarte e zgjidhjes sipas propozimit te McAllistet dhe doreheqja e detyruar e Edi Rames jane dy dimensionet e nje zgjidhjeje politike,qe nuk pret më.

Te gjithe e kuptojne lehtazi friken e madhe te Edi Rames nga ky propozim,qe identifikon qarte se eshte shkaku i kesaj krize shume te rende dhe multidimensionale eshte vete Rama,por rrugedalje tjeter per te nuk ka.

Te gjithe duhet te binden, qofshin keta edhe “adhuruesit” me te medhenj, me apo pa pagese, te Edi Rames se doreheqja e tij eshte shpetimi i vetem edhe per ta,pasi nje doreheqje e vonuar do te jete fatkeqe per te dhe gjithshka ka pas vetes.

Ekuacioni:

Propozimi McAllister + doreheqje e Rames= Zgjidhje e krizes;
eshte i pashmangshem!!

Lajme te ngjashme