Home Aktualitet Rusia sjellë në Serbi sistemin e raketave “S-400”

Rusia sjellë në Serbi sistemin e raketave “S-400”

nga Editor

Qeveria e Serbisë thotë se projekti i saj është integrimi në BE, ndërkohë muajt e fundit ka rritur bashkëpunimin me Rusinë. Pas projektit për të hyrë në Unioni Ekonomik të Euroazisë, ku Rusia është vendi kryesor importues, këtë javë në Serbi kanë mbërritur dy divizione kundër ajror të Rusisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë bëhet fjalë për një stërvitje të përbashkët mes dy vendeve, të quajtur “Mburoja sllovene 2019”.

Këto ditë në Serbi kanë mbërritur sistemet e reja kundër ajrore. Bëhet fjalë për raketat, “S-400” dhe “Pantsir S”, të cilat vlerësohen si sisteme që rivalizojnë ato të NATO. Raketat “S-400” kanë një rreze veprimi 400 kilometra. Një njësi e tillë kushton 300 milionë dollarë. Ndërsa sistemi mbrojtës “Pantsir S”, ka të njëjtin funksion kundër ajror, por më praktikë në lëvizje dhe një njësi kushto 14-17 milionë dollarë. “S-400” u krijuar nga Rusia si përgjigje ndaj sistemit avancuar të raketave amerikane “Patriot”.

Nuk dihet nëse Serbia është në tratative për të blerë këto dy sisteme, të cilat do të ishin një kërcënim për gjithë rajonin dhe NATO.

Një nga arsyet e tensioneve mes NATO dhe Turqisë ishte vendimi i Ankarasë për të blerë sistemin mbrojtës “S-400”, i cili rivalizon gjithë sistemet e aleancës për mbrojtjen ajrore.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!