Home Aktualitet Dibër/ Helmohen shtatë gjimnazistë, dyshimet e para

Dibër/ Helmohen shtatë gjimnazistë, dyshimet e para

nga Editor

Shtatë nxënës të shkollës së mesme në njësinë administrative të Shupenzës në Dibër janë paraqitur në spital me shenja helmimi.

Mësohet se tre nxënës ndodhen aktualisht në spitalin e Bulqizës, ndërsa tre të tjerë janë dërguar për trajtim në spitalin e Peshkopisë.

Nga të dhënat paraprake dhe jo zyrtare dyshohet se brenda ambienteve të shkollës është përdorur një sprai, çka ka shkaktuar probleme te disa nxënës.

Kujtojmë se një rast i ngjashëm, por me përmasa më të mëdha ishte dhe në një shkollë në një fshat në Shkodër, ku u helmuan mbi 60 nxënëses, pasi kishin konsumuar ushqim në një fast-food.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!