Home Aktualitet Tjetër dorëheqje në Durrës, ikën kryetarja e Gjykatës

Tjetër dorëheqje në Durrës, ikën kryetarja e Gjykatës

nga Editor

Pas dorëheqjes së Drejtorit të Porti në Durrës, Agron Tare, një tjetër titullar institucioni është dorëhequr.

Bëhet fjalë për  Joana Qeleshin, kryetaren e Gjykatës në Durrës që ka dhënë dorëheqje ditën e sotme.

Qeleshi mësohet se ka dhënë dorëheqje për tu bërë juriste në një spital privat.

Qeleshi ende nuk kishte përfunduar procesin e vettingut, ndërsa ajo është përfolur në rastin e kryetares së Bashkisë së Durrësit Valbona Sako.

Pasi Gjykata e Durrësit kishte vendosur për të mos i dhënë mandatin Sakos, e njëjta gjykatë e drejtuar nga Qeleshi pak ditë më vonë i dha mandatin kryebashkiakes së dalë nga 30 qershori.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!