Home Aktualitet Berisha: Në 6 mars, PD do të marrë një rezultat që do të habiteni

Berisha: Në 6 mars, PD do të marrë një rezultat që do të habiteni

nga Editor

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet besimplotë se PD do të marrë një rezultat surprizues në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në ‘Opinion’ Berisha tha se primaret po vijojnë në 6 bashkitë ku do të ketë zgjedhje. Ai tha se në Shkodër janë 20 kandidatë që shkojnë në primare.

Të dielën njoftoi Berisha do të zhvillohen primaret në 6 bashkitë.  Berisha deklaroi gjithashtu se PD do të krijojë koalicion për këto zgjedhje me partitë e tjera të spektrit të djathtë.

“Janë 20 kandidatë në Shkodër për primaret. Nesër konkludohet lista. Ditën e dielë primaret në të 6 bashkitë. PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe do të ketë një rezultat që do të habiteni. Opozita e vërtetë përballet me narkoqeerinë dhe peng-Bashën. Se kush përfaqëson PD-në është faktuar para shqiptarëve në 11 dhe 18 dhjetor.

Do pranojnë 40 mijë format, apo 1958 persona shumëzohen me 3 dhe dalin 5004? Dy fenomene diametralisht të kundërta. Njëri vjen nga falsiteti, mashtrimi, as në romanet e Markezit nuk gjen të tillë, as në veprat e Oruellit ku del personazhi dhe thotë se këtu nuk janë 1958 karrige dhe persona, por janë 5004. 

Kandidatët do të jenë të Aleancës. Përfaqësojmë revolucionin. Koalicioni mund të quhet ‘Shtëpia e Lirisë’, mund të ketë dhe emër tjetër. Do të vendosin ekspertët tanë të çështjeve elektorale si do të dalin kandidatët, të pavarur apo jo. Kemi disa nga më të shquarit në Shqipëri. Ata do të parashtrojnë mendimin e tyre, duke patur parasysh kuadrin ligjor të Edi Ramës që kërkon të përjashtojë kundërshtarin. Zgjedhjet e Qeverisë janë tritol dhe SPAK. Revolucioni nuk ndalet”, u shpreh Berisha.

Lajme te ngjashme