Home Aktualitet Deromemaj: Meta ka thënë një shprehje për Bashën, që ai gënjen edhe për orën. Kjo fjalë ka zënë vend

Deromemaj: Meta ka thënë një shprehje për Bashën, që ai gënjen edhe për orën. Kjo fjalë ka zënë vend

nga Editor

Kryetari i PD-së së Vlorës Genc Deromemaj, në një intervistë me Skype në Edicionin e Mbrëmjes nga moderatorja Armela Ferko në Syri Tv, komentoi zhvillimet në PD dhe zgjedhjet e 6 marsit.

Deromemaj thekson se Basha po ecën në rrugë të çmendur, duke shtuar se ai është braktisur nga gjithë demokratët.

“Askush s’mund ta ndjekë Bashën në këtë çmenduri, Basha nuk bën dot një takim me demokratët. Lulzim Basha nuk është më i besueshëm në sytë e qytetarëve. Meta ka thënë një shprehje për Bashën, që ai gënjen edhe për orën. Kjo fjalë ka zënë vend. Kjo është shumë e vërtetë. Pesë minuta Sali Berisha janë më shumë se tetë vjet të Lulzim Bashës. Unë nuk dua të merrem më me Bashën, nuk ia vlen të merresh më me të.

Basha bën turpe hap pas hapi. Tashmë janë të gjitha kushtet që të kemi një opozitë të vërtetë e do jetë opozita që duan të gjithë shqiptarët, ajo e vërteta. Basha do të mbetet vetëm me 2-3 vetë që ka afër. Basha është shkarkuar dhe çdo vendim që merr nuk ka asnjë kuptim, është nul. Basha nuk pritet as nga demokratët në Tiranë e jo më në rrethe. Demokratët nuk do ia falin Bashës datën 8 dhe ata do ia kthejnë me votë më datë 6 mars. Nëse kandidatët e Bashës do futen në zgjedhje, do dalin shumë keq, ata janë aq keq, sa nuk gjejnë dot kandidat”, deklaroi Deromemaj.

Lajme te ngjashme