Home Aktualitet Nuk u bën më përshtypje humbja/ Gjekmarkaj: Edhe po humbëm në 6 mars, jeta vazhdon! Nuk është kaq tragjike

Nuk u bën më përshtypje humbja/ Gjekmarkaj: Edhe po humbëm në 6 mars, jeta vazhdon! Nuk është kaq tragjike

nga Editor

Nënkryetari Agron Gjekmarkaj, ka thënë se se edhe nëse Partia Demokratike i humbet zgjedhjet e 6 marsit në 6 bashki të vendit, “jeta vazhdon”.

Sipas tij përtej atyre çfarë ndodhin në politikë, jeta duhet parë me gëzim.

“Është e sigurt që jeta vazhdon, në cdo rast jeta vazhdon. Nuk është kaq tragjike jeta. Përtej gjërave që ndodhin në partitë politike, jeta duhet parë më me gëzim dhe alegri. Por nuk jemi këtu për humbjen, jemi këtu për të folur për fitoren, cilësinë e kandidatëve” tha ai.

Ndërsa, sa i përket Sali Berishës, Gjekmarkaj tha se ish-kryeministri nuk është me deputet i Partisë Demokratike pasi ka axhendën e vet.

Ai ndër të tjera komentoi dhe mënyrën se si Berisha do të zgjedhë kandidatët për zgjedhjet e 6 marsit.  Sipas Gjekmarkajt primaret p janë shaka, pasi në fund ish-kryeministri fund do të zgjedhë ata që do.

“Është si shaka, merr shakanë dhe i vendos përballë seriozitetin, është si referendumi i 18 dhjetorit që u bë në mejhane.Berisha s’i ka pasur kurrë qejf primaret, është një fasadë, do të vendosë në lojën politike ata që i përgjigjen.

I shoh të pa shpresë në këtë aspekt. Do të ishte mirë të ishin më të arsyeshëm në raport me veten dhe qytetin dhe historinë që kanë lënë pas” tha ai.

Lajme te ngjashme