Home Aktualitet Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Salliut, SPAK, nesër u komunikon akuzat 3 të dyshuarve

Vrasja e Vajdin Lames dhe Klodian Salliut, SPAK, nesër u komunikon akuzat 3 të dyshuarve

nga Editor

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është drejt përfundimit të hetimeve për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Salliut.

Këtë të enjte prokurori i çështjes ka komunikuar akuzat ndaj Lulzim Berishës, Indrit Rusit dhe Viktor Ymerit të cilët priten të merren të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur akuzat e Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Nesër pritet që akuzat për këto ngjarje ti komunikohen edhe personave të tjerë të vënë nën hetim, pra Emiljano Shullazit e Indrit Taullaut.

Pas komunikimit të akuzave Spak pritet që të dalë edhe me një njoftim zyrtar lidhur me përfundimin e hetimeve mbi këtë çështje dhe dërgimin e saj për gjykim në Gjykatën e Posaçme.

Lajme te ngjashme