Home Aktualitet ‘Qoftë e shkuar vuajtja dhe urrejtja! Nderim, jetëve të vrara të Holokaustit’

‘Qoftë e shkuar vuajtja dhe urrejtja! Nderim, jetëve të vrara të Holokaustit’

nga Editor

Deputeti demokrat Belind Këlliçi ka dhënë një mesazh publik sot në ditën e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.  “Qindra shqiptarë përjetuan tortura çnjerëzore në kampet e përqëndrimit në Mauthausen e Zemun. Shumë prej tyre u vranë nga histeria naziste, – shkroi këlliçi në Fb. –  Sot, në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, le të nderojmë edhe kujtimin e bashkëkombasve tanë që patën fatin e hebrenjve, romëve dhe popujve të tjerë të përvuajtur nga racizmi dhe urrejtja.

Shqipëria e të parëve tanë, ndonëse e vogël, e varfër dhe e rraskapitur nga lufta, i tregoi njerëzimit se ne i hapim dyert në çdo kohë për nevojtarët, kushdo qofshin ata.
Hebrenjtë gjetën në Shqipëri një atdhe ndërsa shtëpitë tona u mbushën me miq. Qoftë e shkuar vuajtja dhe urrejtja! Nderimet më të mëdha jetëve të vrara të Holokaustit!” e përfundoi ai mesazhin.

Lajme te ngjashme