Home Kronike Arrestohet pjesëtari i tretë i grupit kriminal që vinte gjoba

Arrestohet pjesëtari i tretë i grupit kriminal që vinte gjoba

nga Editor

Policia e Tiranës ka vënë në pranga personin  eshpallur në kërkim për gjobvënie. Ai është Valter Ukcamaj, 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Më 2 gusht u arrestuan edhe 2 bashkëpunëtorët e tij Edmond Gecaj 30-vjeç, banues në Tiranë e  I.B. 18 vjeç.

Njoftimi i policisë

Vihet në pranga pjesëtari i tretë i një grupi të strukturuar kriminal.

Sektori i Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, në vijim të operacionit Përsëritësit”, pas një pune të mirëorganizuar dhe hetimi disajavor bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. U., 35 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.

Shtetasi V. U. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Nga hetimet e deritanishme rezulton se ky shtetas në bashkëpunim me pjesëtarë të tjerë të një grupi të strukturuar kriminal, dy prej të cilëve u arrestuan gjatë operacionit “Përsëritësit”, dyshohet se është autor i disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie, ndodhur në periudha të ndryshme kohore në qytetin e Tiranës.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna intensive për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këto persona.

Materialet do i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!