Tiranë- Koran Lira, kreu i grupit Parlamentar të opozitës së re ka deklaruar se Gramoz Ruçi nuk është personi i cili vlerëson se kush hyn dhe kush del nga grupi i tyre parlamentar.
“Gramoz Ruçi të mos fut hundët në çështjet tona të brendshme. Ruçi nuk vlerëson kush hyn dhe kush del nga grupi jonë parlamentar. Ne vlerësojmë kolegët që na bashkohen në grupin tonë, si rasti i deputetit Andi Përmeti. Rudina Hajdari nuk është më kryetare grupi. Në komisionin e Reformës Zgjedhore na përfaqëson ne”, u shpreh ai.