Home Aktualitet Boçi: Basha defacto më ka përjashtuar! Janë kthyer reminishencat e Beqir Ballukut

Boçi: Basha defacto më ka përjashtuar! Janë kthyer reminishencat e Beqir Ballukut

nga Editor

Deputi Luçiano Boçi, I ftuar në Çim Peka Live, ka folur për situatën aktuale politike në PD dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku ka sqaruar edhe pozicionin e tij në PD pas ‘përjashtimeve’ nga Basha, duke theksuar se ai është përjashtuar defacto.

Boçi u shpreh se dhe në ëndrrën më të keqe nuk e kishte menduar një situatë të tillë në PD, por kjo gjë është një situatë e paralajmëruar, pasi në parti është mbjellë një krizë mosbesimi edhe që para largimit të ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.

Boçi: Dhe në ëndrrën më të keqe nuk e kasha menduar se do më dilte një situatë e tillë dhe aq më tepër që unë do isha një ndër aktorët në këtë situatë por gjërat kanë rrjedhur dhe ja ku jemi për shkak dhe për arsye të një krize të pashfaqur dhe të mbuluar nga një pjesë e jona, një krizë besimi të akumuluar Brenda PD-së dhe që u derdh në atë momentin e shpalljes non grata të Berishës. Nuk është se erdhi edhe pas humbjes së 25 prillit, kjo krizë besimi kishte ardhur pas humbjeve të njëpasnjëshme, pas dorëzimit të mandateve nga PD-ja, pas mos futjes në zgjedhje, pas një strategjie të gabuar në zgjedhjet e 25 prillit, kur dihet që fushata u orientua dhe u realizua gabim, në ato raportet politike të sondazheve ku lidërshipi dilte në diferencë shumë të madhe në raport me vetë partinë në vlerësimin e sondazheve. Edhe mënyra si u menaxhua post-zgjedhorja ishte një katastrofë në raport me besimin, pasi u premtua një betejë shumë e madhe dhe u humbën betejat e njëpasnjëshme të betejës së madhe të pas 25 prillit.

Lajme te ngjashme