Home Aktualitet Basha përgatit alibinë për humbjen e radhës, Bardhi: Zgjedhjet e 6 marsit s’janë test për ne, kushtet njësoj si 25 prilli

Basha përgatit alibinë për humbjen e radhës, Bardhi: Zgjedhjet e 6 marsit s’janë test për ne, kushtet njësoj si 25 prilli

nga Editor

I besuari i Lulzim Bashës, Gazment Bardhi, deklaroi se zgjedhjet e 6 marsit nuk janë test për PD-në, por sipas tij janë me kushtet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin “Drejt”, me Luan Ramën, Bardhi tha se PD është në një moment transformimi

“Ne jemi në një moment transformimi. Në një moment të vështirë, në një krizë të brendshme tonën.

Nuk do t’i quaja zgjedhjet e 6 marsit test për PD, edhe për faktin se ato vijnë pa mbushur vitin nga masakra e 25 prillit. Nuk është marrë asnjë masë ligjore për atë që ka ndodhur në 25 prill, nuk ka nisur puna për reformën zgjedhore, shkojmë me të njëjtat kushte si në 25 prill.

Shtuar kesaj edhe koha e pamjaftueshme për fushatën, i bën zgjedhjet e 6 marsit jo një test për PD, por zgjedhje të pjesshme vendore normale për këtë vit të mandatit qe ka mbetur në bashkitë ku është krijuar.”, tha Bardhi.

Lajme te ngjashme