Home Aktualitet Tensioni në kufi të Ukrainës, Nesho: Rusët po provokojnë, Kievi e ka të rëndësishme mbrojtjen nga Amerika

Tensioni në kufi të Ukrainës, Nesho: Rusët po provokojnë, Kievi e ka të rëndësishme mbrojtjen nga Amerika

nga Editor

Diplomati Agim Nesho, në një intervistë me Skype me moderatoren Eneida Ndoci në Syri Tv, ka komentuar konfliktin e mundshëm mes Rusisë dhe Ukrainës.

Nesho thekson se rusët janë duke provokuar në Ukrainë. Ai shton se Kievi e ka të rëndësishme mbrojtjen nga Perëndimi.

“Konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë është iniciuar nga Moska. Lidhja me Rusinë është e rëndësishme për Europën. Rusët janë duke provokuar në Ukrainë. Ukraina e ka të nevojshme që SHBA ta mbrojë atë. Rusia mund ta dojë Ukrainën, që të ketë disa porte në shtetin ukrainas. Por, Rusia nuk duhet të harrojë se nuk është më Bashkimi Sovjetik. Rusia kërkon të ndryshojë edhe regjimin në Ukrainë, që të vendosë qeveri kukull dhe të bashkëveprojë më pas me këtë qeveri kukull që më herët ta ketë vendosur vetë.Rusia e ka në interesin e vet edhe Ballkanin, për ta kthyer në zonë influence në raport me Perëndimin. Rusia e ka pasur përherë Ukrainën si një vend, ku sipas tyre, shteti ukrainas, Bjellorusia e në disa republika të tjera, ka nisur shteti rus. Rusia kërkon të ketë influencë në disa ish-republika të BS-së. Perëndimi ka interes, sepse shprehet se popujt zgjedhin në mënyrë të lirë”, deklaroi Nesho.

Lajme te ngjashme