Home Aktualitet Bashës i tërhiqen të gjithë kandidatët nga kandidimi në Shkodër

Bashës i tërhiqen të gjithë kandidatët nga kandidimi në Shkodër

nga Editor

Shkodra eshte nje prej bashkive ku Lulzim Basha po gjendet ne veshtiresi te madhe per t’u takuar me demokratet, ndersa beteja e 6 Marsit ja ka rritur edhe me shume ankthin atij. Burime per Shkodranews bejne me dije se disa nga emrat e lakuar si kandidat te mundshem ne garen per kryetar bashkie i kane paraqitur doreheqjen, duke mos pranuar t’ja marrin persiper kete sfide. Ata e kane argumentuar vendimin e tyre me faktin se kryesia dhe pjesa me e madhe e anetaresise jane rreshtuar krah Sali Berishes, prandaj nuk mund te dalin ne nje beteje ku fitorja eshte ne pikepyetje te madhe.

Te njejtat burime bejne me dije se ato i kane arsyetuar se duke patur kunder bashkive dhe figura me potencial ne PD, jane te disfavorizuar perballe kandidatin te Berishes, kjo ndikuar edhe pas takimit qe ky i fundit zhvilloi ne Shkoder. Vete Lulzim Basha deri me tani e ka refuzuar nje ardhje ne kete qytet duke patur parasysh zhvillimet qe kane ndodhur dhe rreshtimin qe kane marre anetaret e kryesia e PD.

Te vetmit qe i kane mbetur jane deputetet e qarkut dhe kryetari i deges, por keta te fundit nuk i kane garantuar pjesmarrje masive Lulzim Bashes, i cili duket se po perjeton dimrin e acarte me Shkodren, qytetin qe prej 31 vitesh ka qene kali betejes kryesore te demokrateve. 6 marsi eshte perballja me e furishme qe do te mase forcat mes Sali Berishes e Lulzim Bashes, ne garen per kete bashki.

Lajme te ngjashme