Home Aktualitet Përjashtimi i Kasos nga KQZ, Komisioni i Rithemelimit: Rama dhe Lul Brava shkelën kushtetutën

Përjashtimi i Kasos nga KQZ, Komisioni i Rithemelimit: Rama dhe Lul Brava shkelën kushtetutën

nga Editor

Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD-së, ka reaguar pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashin për të përjashtuar Ivi Kason nga ky institucion e duke pranuar kërkesën e deputetit Lulzim Basha, për emërimin e dy përfaqësuesve të tjerë.

Deklaratë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD:

Edi Rama dhe Lulzim Brava janë një!

Dje, Celibashi i narkopartisë me urdhër të kreut të meduzës Edvin Rama refuzoi përfaqësuesin legjitim të PD në KQZ dhe pranoi përfaqësuesin e Peng Bashës duke shkelur kështu rëndë kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Me këtë akt antiligjor antikushtetues Edi Rama thellon më tej qëndrimin e tij monist dhe kundër pluralizmit politik. Duke pranuar përfaqësuesin e Peng Bravës në KQZ Edvin Kristaq Koleka dëshmon urrejtjen atërore ndaj pluralizmit të vërtetë politik.

Me këtë rast paralajmërojmë Edvin Ramën se për këtë akt të ri armiqësor ndaj PD, pluralizmit politik dhe demokracisë në Shqipëri e pret se bashku me Peng Bravën e tij fundi i një diktatori të urryer të kombit shqiptar dhe se me asnjë manovër antidemokratike nuk do mund të pengojë fitoren më 6 mars të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj.

Lajme te ngjashme