Home Aktualitet “Shembja e urës mbi Drino, rrezik për jetën e qytetarëve”, Shehu: Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar

“Shembja e urës mbi Drino, rrezik për jetën e qytetarëve”, Shehu: Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar

nga Editor

Ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu, ka ngritur shqetësimin për shembjen e urës Drino.

Nëpërmjet një statusi bë ‘Facebook’ Shehu shprehet se diskriminimi në Lazarat nuk ka fund, pasi thekson se mbetet ende i diskriminuar.

Shehu thekson se shembja e urës Drino, bllokon banorët dhe të gjitha lëvizjet që kanë lidhje me tokat ,bujqësore apo lëvizjet normale, ndërsa shton se kjo situatë jo vetëm që shkatërron ekonominë , por rrezikon edhe jetën e banorëve.

Statusi:

Diskriminimi nuk ka fund, Lazarati vazhdon i izoluar.

Nje gjendje kjo e paralajmeruar dhe e para prire nga te tjera shkaterrime e lene pa zgjidhje.

Shembja e ures mbi Drino bllokon krejtesisht ata banore, bagetine e tyre, lidhjet me fushen e tokat bujqesore, levizjet normale.

Edhe ajo pak infrastrukture e vjeter e primitive, larg standarteve, ne vend qe te perimeresohet, rinovohet, lihet te degradoje plotesisht.

Aktualisht nuk ka asnje ure lidhese, megjithese aty kalojne dy rjedhje lumore.

Kjo jo vetem shkaterron ekonomine, por rrezikon rende dhe jeten e banoreve, ne fakt viktimat nuk kane munguar ne kohe, si pasoje e gjendjes katastrofale aty.

Keta banore fisnike te lene pa pune, ky fshat vlerash e traditash i lene pa kujdes, pa permiresim a ndertim infrastrukture, tashme eshte venre ne pozita edhe me te veshtira per mbijetese.

Qellimi diabolik i ketij rregjimi eshte vetem t’i detyroje ata te largohen.

Nje politike dhe nje hakmarje patologjike kjo ndaj atyre banoreve te kulturuar, te pa lekundur ne parimet e tyre per pune, drejtesi, demokraci dhe ndershmeri.

Vetem te bashkuar ne nje opozite te forte do te mund te perballojme kete rregjim anti vlerash!

272267928 3159010984335878 8589577656186786702 N
272271999 3159010981002545 619569498395284494 N
272264062 3159010947669215 4732335287979940442 N

Lajme te ngjashme