Home Aktualitet Pyetja në Facebook, Rama kërkon të legalizojë kanabisin

Pyetja në Facebook, Rama kërkon të legalizojë kanabisin

nga Editor

Më nismën e tij Këshillimi Kombëtar, Edi Rama kërkon të manipulojë opinionin publik, duke ndërmarrë nisma që gjoja janë votuar në shumicë nga qytetarët.

Një prej nismave që Rama pretendon se kërkon mendimin e qytetarëve është edhe çështja e legalizimit të kanabisit.

Pasi e mbushi Shqipërinë me kanabis në vitet 2014-2019, në atë kohë u hap debati e pati edhe projekte konkrete për legalizimin e kanabisit si një mënyrë për të rritur ekonominë.

Por kundërshtitë ishin të shumta.

E pikërisht tani, që qeveria e tij ka dështuar në planin ekonomik Edi Rama e ka hedhur sërish për konsum publik legalizimin e kanabisit.

Por tani duke tentuar të manipulojë opinion publik me anë të Këshillimit Kombëtar, Rama do të tentojë të legalizojë kanabisin.

Pikërisht nga fakti se ai i kontrollon votat e qytetarëve, nisma e Ramës është e pabesueshme.

Image

Lajme te ngjashme