Home Aktualitet Ironia e gazetarit: Po vazhdoi i ftohti, një parashikuese moti do jetë kandidate e PS

Ironia e gazetarit: Po vazhdoi i ftohti, një parashikuese moti do jetë kandidate e PS

nga Editor

Shqipëria ka mbyllur shkollat për 3 ditë për shkak të motit.

Në fakt, ky është shkaku për të justifikuar arsyen e vërtetë të mbylljes së shkollave në vendin tonë.

Bëhet fjalë për valën e madhe të infektimeve të Covid 19 që ka përfshirë Shqipërinë, ku shkollat janë kthyer në vatrat kryesore të Omicronit.

Por për të mos i mbyllur për shkak të Covid, qeveria Rama gjeti si shkak temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin.

Pikërisht për këtë, gazetari Klodian Tomorri ironin me një status në Facebook situatën.

‘Formula e suksesit

Po vazhdoi dhe ca ditë ky i ftohti, ka shumë mundësi që një nga keëto parashikueset e motit të jetë kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e bashkive.

Pastaj kur ngrohet koha, jepet dorëheqja’, shkruan Tomorri, duke ironizuar me veprimin e Najada Çomos, e cila u larguar sapo mori mandatin e deputetes.

Lajme te ngjashme