Home Aktualitet ‘Amerikanët’ e Bashës

‘Amerikanët’ e Bashës

nga Editor

Nëse do pyesësh gjithollogët shqiptarë se çfarë e bën Amerikën të madhe, do të hidhen menjëherë te amendamenti që flet për lirinë e shprehjes. Por nëse do pyesësh amerikanët që e njohin historinë e këtij shteti, do të thonë se ky vend mbahet si më i miri dhe më demokratiku në botë për shkak të gjyqësorit, i cili nuk dënon askënd pa pasur prova shterruese.

Drejtësia me fakte është arsyeja pse Amerika mbahet si shteti më i madh dhe më i drejtë në botë.

Mirëpo një grup intelektualësh fluturakë që më shumë frymëzojnë meme në median sociale, janë rreshtuar në krah të Lulzim Bashës, duke mbrojtur gjasme me një servilizëm qesharak madhështinë dhe drejtësinë e Amerikës.

Mes tyre bien në sy emra si Preç Zogaj, Frrok Çupi, Mark Marku, Agron Gjekmarkaj, Spartak Ngjela e Spartak Braho.

Një armatë delirantësh që pretendon se po mbron interesat amerikane.

Ky është një miks që çdo amerikan me parime do e kishte neveritur në kulm.

Ekipi i propagandës ka në përbërje ka një ish- hetues të Enver Hoxhës dhe dy të tjerë janë ish-bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit.

Për Uashingtonin, që ka bërë luftërat më të mëdha dhe përpjekjet kundër komunizmit, ky duhet të jetë një problem. Sigurisht jo për të dërguarit e SHBA që prej kohësh kanë adoptuar retorikën dhe stilin monist të diplomacisë.

Dy të tjerë nga skuadra e propagandës lëvizin sa me Berishën, sa me Metën dhe sa me Bashën, në bazë të asaj kush u ofron pazarin më të madh. Ndër ta spikat Agron Gjekmarkaj, që deri pak ditë para se ta vendoste Basha në listë, i lutej LSI për ta vendosur të parin në Lezhë.

Kjo është përzierja toksike që ka vendosur të bëjë mbrojtjen e Bashës dhe interesave amerikane. Një grup që po bën avokatinë e zhdukjes së pluralizmit. Një grup që po duartroket për eleminimin e opozitës. Një grup që po feston shfarosjen e lirisë dhe sovranitetit. Një grup që do ia kishte pështirosur çdo qytetari, amerikan apo jo, me sadopak njohuri për parimet demokratike.

Lajme te ngjashme