Home Aktualitet “Mercenarët e Bashës dilnin nëpër dritare dhe tregonin shkopinjtë”, Paloka zbulon pse qëndroi i tëhequr nga “lufta” në PD

“Mercenarët e Bashës dilnin nëpër dritare dhe tregonin shkopinjtë”, Paloka zbulon pse qëndroi i tëhequr nga “lufta” në PD

nga Editor

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Edi Paloka foli për protestën e 8 Janarit në selinë e PD, duke u shprehur se nuk pati dhunë nga ana e mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai tha në një intervistë në “News24” se ditën e protestës brenda selisë së PD kishte njerëz që nuk kishin lidhje me partinë. Më tej Paloka u shpreh se ka qëndruar i tërhequr nga situata e tensionuar në PD për shkak se ishte nënkryetar dhe kishte përgjegjësi.

Paloka: Në fakt për fat të mirë mediet na e japin mundësinë që të pasqyrojnë gjithçka. Duke qenë live realiteti i asaj që ndodhi me 8 janar ishte i qartë, shkoi ashtu siç pritej. Kemi qenë dëshmitarë të një serë ndodhish. Disa deputetë të PD kanë vajtur për të tentuar për të hyrë në selinë e PD dhe nuk jan lejuar të futen. Mercenarëet e Bashës kanë gënjyer duke thënë se po bëhen punime. Dosja nga emrat kanë dalë se kush ishte në seli atë ditë, Basha dhe Bardhi janë denoncuar në prokurori për dhunën e 8 janarit.

Brenda ka patur persona që nuk kishin lidhje me PD. Ne vajtëm për të hyrë në seli që ishte e blinduar qëllimisht që të mos hynin anëtarët e komisionit. Dyert e blinduara ashtu hapen, me mjete, por nuk pati dhunë nga ne. Në të gjitha dritaret dilnin këta me maska dhe tregonin shkopat e bejsbollit. Dyert e brendshme ishin bërë me frëngji. Më vjen turp që disa nga ata i kam pas kolegë. Doli Spartak Braho dhe tha se do të vritet E.A, por atë nuk e merr njeri seriozisht, por pse nuk e thirrën në Prokurori për atë që tha.  Atë ditë iu vu vula e turpit të Bashës. Demokrati nga Lezha bënte foto brenda me Bashën dhe në krah tonë ishte e motra e tij. Nuk duhej të rrinte mbyllur selia e PD.

Një më një u lexuan emrat e delagatëve të kuvendit të 11 dhjetorit. Ata janë PD dhe të gjithë në që kemi votuar jeni të gjithë më emër dhe kartë ID. Unë jam pjesë e fajit të kësaj që po ndodh sot. Aryseja kryesore që nuk jam angazhuar totalisht ishte se unë isha nënkryetar i PD dhe kisha përgjegjësi.

Lajme te ngjashme