Home Aktualitet Basha pritet me protesta në Durrës/ Laçi: I kapur nga Rama! Ka sjellë njerëz me autobusa nga Kamza dhe Tirana

Basha pritet me protesta në Durrës/ Laçi: I kapur nga Rama! Ka sjellë njerëz me autobusa nga Kamza dhe Tirana

nga Editor

Kandidati për deputet në radhët e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit në Qarkun e Durrësit, Erzen Laçi ka marrë pjesë sot në protestën e organizuar kundër vizitës së Lulzim Bashës në këtë qytet.

Në fjalën e tij para mediave, Laçi theksoi se Basha ka kapur PD-në nëpërmjet Ramës dhe të dy bashkë kanë kapur Shqipërinë me krim, me drogë dhe me mafie.

Gjthashtu Laçi ka hedhur akuza në drejtim të Bashës, ku sipas tij ka sjellë në Durrës njerëz të paguar nga Kamza dhe Tirana dhe se vetëm 10 persona mund të jenë demorkatët të kësaj dege.

I bindur në fitoren në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, Laçi ka premtuar se me kandidatë që do zgjedhin do fitojnë bashkinë dhe do sjellin ndryshimin në të gjithë Shqipërinë.

Laçi: Jemi mbledhur kundër Lulzim Bashës që e ka kap PD-në, ku bashkë me Edi Ramën kanë kapur Shqipërinë, me krim, me drogë dhe me mafie. Sot këto njerëz që shifni këtu janë strukturat e PD-së dega Durrës, të cilët kanë luftuar 8 vite krahë PD-së, krah Lulzim Bashës, dhe krah qytetarëve të ndershëm të këtij vendi.

Sot ato njerëz që ishin përballë nesh, ne si struktura që kemi vite që ecim bashkë krahë për krahu, as 5 % të atyre aty ne nuk i njohim. Po ti numërojmë me gishtat e dorës bëhen s’bëhen 10 persona nga ato që ka struktura PD dega Durrës, apo anëtarë apo edhe nga qyteti i Durrësit, ata janë njerëz që kanë ardhur nga qytete të tjera. Unë i kam me fakte se janë njerëz që kanë ardhur nga Kamza dhe nga Tirana dhe të organizuar me autobusa që janë fshehur këtu prapa, dhe ato nuk përfaqësojnë qytetin e Durrësit.

Ata janë njerëz që paguhen nga Lulzim Basha që ta shoqërojnë në takimet e tij. Partia Demokratike është kjo që jemi këtu dhe do të fitojë zgjedhjet lokale në 6 mars, me kandidatin që do nxjerrim dhe do sjellë ndryshimin në gjithë Shqipërinë. Ato janë vetëm vegla të Lulzim Bravës dhe Edi Ramës.

Kjo që po ndodh do na nxjerri më të fortë pasi po nxjerr kush janë ata tradhëtarë që kanë punuar kundra nesh nën rrogoz dhe do e shihni në 6 mars.

Lajme te ngjashme