Home Aktualitet Zbulohet krimi tronditës në Kuçovë/ Mbyti krushkën për borxhin, e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe

Zbulohet krimi tronditës në Kuçovë/ Mbyti krushkën për borxhin, e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe

nga Editor

Ky që shikoni në foto është Fetah Marra, autori 58-vjeçar i cili një ditë më parë vrau 64-vjeçaren Fatime Suli me të cilën kishte edhe lidhje krushqie.

Pasi e mbyti me duar për një borxh që i kishte familjes së saj, ai e hodhi në kanal dhe e mbuloi me gjethe domatesh.

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Kozare të Kuçovës. Sot gjykata vendosi arrest me burg ndaj tij ndërsa autori shfaqi pendesë. Ai tha se tutat viktimës i janë hequr në momentin kur e ka tërhequr zvarrë për ta hedhur në kanal.

Lajme te ngjashme