Home Aktualitet Akuza e fortë e Berishës: Lul Brava qëndron pas aferës së ‘5 Majit’ dhe Portit të Durrësit

Akuza e fortë e Berishës: Lul Brava qëndron pas aferës së ‘5 Majit’ dhe Portit të Durrësit

nga Editor

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha solli shembuj të asaj që e quajti pseudopluralizëm.

“Edvin Kristaq Rama, ky bastard i bllokmenëve po e mbron pengun e tij me gardistë dhe hordhitë e narkopolicisë.

Në çdo vend qeveritë bëjnë gabime dhe korrupsion, por është qeveria ajo që qëndron në anën e qytetarëve.

Çfarë po shohim këto tre muaj? Atë që nuk e kemi parë kurrë në jetën tonë. Këto tre muaj po shohim se si po u rrafshohen shtëpitë njerëzve që e kanë ndërtuar me djersën e ballit, për të ndërtuar pallate bota e krimit, e bashkuar me Pallat Kapllanin e Lul Bravës. A mund të ndodhë kjo kund?

Pse është mynxyrë pseudopluralizmi? 800 mijë metra katrorë në Portin kryesor të Durrësit, duan të ndërtojnë pallate, një arab i falimentuar në shumë vende të tjera, me Edi Ramën dhe Lulzim Bravën.

Kush kërkon të na e shesë ne për pluralizëm Lulzim Bravën, Lulzim Bunkerin, Lulzim Kimikun? Çfarë lidhje kanë këta me lirinë e shqiptarëve?

Ne duhet të shporrim sa më parë nga pushteti këtë bandë dhe klikë kriminale.

Ne jemi sot në një moment kritik dhe kyç. Ose do i themi lirisë, liri, ose ne do rrokullisemi në honet e historisë dhe ky vend do boshatiset çdo muaj, çdo vit më shumë. Do konsolidohet narkoshteti,” tha Berisha.

Lajme te ngjashme