Home Ekonomi 70% e bizneseve shqiptare thonë se nuk iu duhet kredia në banka, preferencë huaja alternative

70% e bizneseve shqiptare thonë se nuk iu duhet kredia në banka, preferencë huaja alternative

nga Albina Hoxhaj

Ngadalësimi i kredisë për ekonominë është shtyre më së shumti vitet e fundit nga kërkesa e vakët e biznesit se sa nga kushtet me të shtrënguara të bankave për të dhënë hua.

Banka e Shqipërisë, kur i pyeti biznesit këtë vit se pse nuk kërkojnë kredi në banka, gjeti një fakt interesant pasi pjesa dërmuese e tyre nuk kishin nevojë për financimin. Ky është një tregues pesimizmi që lajmëron se periudha afatmesme ekonomia nuk tenton të zgjerohet.

Banka zhvilloi një anketë me bizneset që nuk kanë aplikuar për kredi në banka për të gjetur arsyet e rënies së kërkesës për hua në gjashtëmujorin e parë 2019. Rezultatet gjetën se mbi 75 për qind të bizneseve të  mëdha nuk u drejtuan për kredi në banka gjatë vitit 2019 pasi nuk e kishin të nevojshme. Kjo përqindje ishte më e ulët tek bizneset e vogla dhe mesme, por gjithsesi mbi 65 % e tyre pohuan se kërkojnë kredi se nuk ju duhet.

Ndërsa një pjesë tjetër të bizneseve, 12 % e të mëdhave dhe 18 për qind e bizneseve të mesme nuk kërkojnë kredi në banka se iu duket një proces mjaft i vështirë. Rreth 10% e bizneseve pohojnë se kanë të lehtë të financohet nga burime alternative.

Rënia e interesit për kredi në banka ka zbehur marrëdhëniet biznese, banka. Gjithnjë e më shumë bizneset shqiptarë po i konsiderojnë bashkëpunimin me bankat si jo fort të rëndësishëm.

Sipas Bankës së Shqipërisë, indeksi i rëndësisë së marrëdhënies me bankat ka vijuar të vlerësohet midis nivelit “të rëndësishme” dhe “të domosdoshme”, por ecuria e këtij indeksi gjatë periudhës ka shënuar rënie tek të tre grupet e ndërmarrjeve, më e theksuar në rastin e ndërmarrjeve të vogla.

Të pyetur se si do të vepronin nëse nuk do të financoheshin nga bankat, pjesa kryesore e ndërmarrjeve të vogla (43.9%), atyre të mesme (43.7%) dhe të mëdha (38.7%) pohojnë se do të merrnin hua nga burime alternative.

Banka e Shqipërisë pohoi se indeksi i vështirësisë së procesit të huamarrjes nga bankat, për gjashtëmujorin e parë të 2019-ës, ka shënuar një rritje të lehtë krahasuar me periudhën paraardhëse dhe vijon të mbetet midis nivelit “normal” dhe “i vështirë”, për të tre grupet e ndërmarrjeve.

Kosto e kredisë vijon të konsiderohet si elementi kryesor që vështirëson përfitimin e një huaje bankare, veçanërisht për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Indeksi i rëndësisë së marrëdhënies me bankat ka vijuar të vlerësohet midis nivelit “të rëndësishme” dhe “të domosdoshme”, por ecuria e këtij indeksi gjatë periudhës ka shënuar rënie tek të tre grupet e ndërmarrjeve, më e theksuar në rastin e ndërmarrjeve të vogla.

Kërkesa e ndërmarrjeve për kredi vijon të mbetet e dobët, ku vetëm 11% e tyre deklarojnë se kanë aplikuar për financim gjatë gjashtëmujorit tëparë 2019. Duke e analizuar këtë tregues sipas madhësisë së ndërmarrjeve, rezulton se peshën më të lartë të aplikuesve për kredi vijojnë ta kenë ndërmarrjet e mëdha (12.7%). /monitor/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!