Home Aktualitet Profesionet e lira dhe roli i tyre në parandalimin e pastrimit të parave

Profesionet e lira dhe roli i tyre në parandalimin e pastrimit të parave

nga Editor

Rreziku i pastrimit të parave. Pse paratë e veprimtarive kriminale nuk duhet të futen në rrjedhën e biznesit të ligjshëm? Veprimet dhe masat e anëtarëve të profesionit në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Në kuadër të përafrimit të legjislacionit me EU acquis, dhe me rekomandimet ndërkombëtare të Grupit të punës për veprimin financiar (FATF), në maj të vitit 2008, u miratua Ligji nr. 9917, datë 19.05.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, i cili u pasua me krijimin e institucionit përgjegjës dhe rritjen e kapacitetit të tij dhe bashkërendimin me të gjithë autoritetet e tjera ligjzbatuese të vendit.

Ndryshimet ligjore të viteve 2017 dhe 2021, e kanë sjellë kuadrin ligjor në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, më afër me direktivën europiane për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Moneyval, Komiteti i Ekspertëve të Këshillit të Europës, që vlerëson pajtueshmërinë me standardet e FATF, në raportin e vitit 2018, ka vlerësuar se Shqipëria ka një kuptim të arsyeshëm në lidhje me rreziqet e pastrimit të parave në ekonominë formale dhe ka ndërmarrë hapa për të adresuar rekomandimet e FATF. Megjithatë, për shkak të rreziqeve të shtuara që lidhen me korrupsionin, ekonominë informale, etj., vendi ynë ndodhet në një proces të monitorimit të thelluar (enhanced follow-up).

Lajme te ngjashme