Home Aktualitet Salianji refuzohet në Pogradec/ Vetëm 3 anëtarë kryesie i dalin në takim, i ‘respekton’ me një foto

Salianji refuzohet në Pogradec/ Vetëm 3 anëtarë kryesie i dalin në takim, i ‘respekton’ me një foto

nga Editor

I emëruar i Lulzim Bashës në Qarkun e Korçës është refuzuar mbrëmjen e sotme nga demokratët e Pogradecit, të cilët nuk i janë përgjgjur njoftimit të tij për takim.

Nga një foto që ka hedhur në rrjete sociale deputeti i Bashës, dallohen vetëm tre anëtarë të kryesisë së PD Pogradec.

Sipas denoncimit të ardhur në redaksinë e SYRI-t, i cili i ka përmendur me emra anëtarët e kryesisë që i janë përgjigjur Salianjit, demokrati ka sjellë edhe një foto tjetër ku janë të gjithë anëtarët e kryesisë së PD Pogradec, të cilët janë mbështetës të foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Denoncimi: Sot  në Pogradec u njoftua për një mbledhje kryesie me drejtuesin e ri te Qarkut, Salianjin. Ne nuk shkuam. Ka hedhur nje foto ku jane vetëm 3 anëtarë kryesie bashkë me deputetin.

Anëtarët e kryesisë të pranishëm janë Seladin Jakupllari, deputet, Leonard Berberi, Sekretar dege, Arjan Mançellari nënkryetar dhe askush tjetër nuk është anëtar kryesie.

Këta janë kryesia foltoriste

Lajme te ngjashme