Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka nisur punën për organizimin e degës së Korçës, ku ka zhvilluar pasditen e sotme një takim në selinë e partisë.
Pas mbledhjes së zhvilluar në ambientet e degës së Partisë Demokratike, anëtari i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani deklaroi se kandidatët për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit do të zgjidhen me primare nga anëtarësia.
Zoti Ristani konfirmoi edhe negociatat me partitë e tjera opozitare, duke përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.