Home Aktualitet Gjonaj e emëroi drejtor burgu para 6 ditësh, sot dënohet me burg

Gjonaj e emëroi drejtor burgu para 6 ditësh, sot dënohet me burg

nga Editor

Pasi u emërua drejtor i burgut të Vlorës, gjashtë ditë më parë nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, Egon Velaj është dënuar sot për shpërdorim detyre.

Gjykata e Vlorës ka vendosur të dënojë me 6 muaj burg Velajn për shpërdorim detyre gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e drejtorit të Aluiznit.

Ai ka përfituar nga regjimi i burgut me kusht sipas ligjit nr. 59 të Kodit Penal, dhe dënimi i tij do të konvertohet në shërbim prove.

Aktualisht Egon Velaj drejton paraburgimin e Vlorës dhe priste të merrte drejtimin e burgut të Vlorës pas emërimit nga ministrja Gjonaj.

Prokurori i cështjes ishte Anton Pali dhe gjyqtare Atalanta Zeqiraj.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!