Home Aktualitet Komisioni i Rithemelimit: Marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme, kandidaturat do zgjidhen me primare

Komisioni i Rithemelimit: Marrim pjesë në zgjedhjet e pjesshme, kandidaturat do zgjidhen me primare

nga Editor

Duke ndjekur situatën politike për zgjedhjet e pjesshme, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, në emër të Partisë Demokratike, deklaron se do të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve për t’u dhënë shqiptarëve mundësinë për t’u përfaqësuar në qeverisjen vendore me kapacitetet më të mira të vendit.Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit vendosi sot hapjen e procesit të Primareve brenda PD për përzgjedhjen e kandidaturave më të mira për secilën nga bashkitë në garë.Nga sot, në të gjitha bashkitë ku do të hapet gara, Partia Demokratike fillon punën për evidentimin e kandidatëve. Procesi i përzgjedhjes do të finalizohet në datën 30 Janar 2021 sipas parimit “të primareve”.Në përputhje me statutin e PDSH, neni 12 dhe 38, kandidatët mund të evidentohen:✅Me vetëpropozim;✅Propozim nga anëtarësia;✅Propozim nga organet qendrore të PDSH.Kandidatët duhet të jenë personalitete me autoritet të lartë politik, profesional dhe shoqëror.Dokumentacioni i nevojshëm duhet të paraqitet pranë Komisionit të Rithemelimit të PD dhe duhet të përmbajë CV profesionale dhe politike të kandidatëve, si dhe formularin e vetëdeklarimit për pastërtinë e figurës së kandidatit.Afati për paraqitjen e kandidaturave është data 24 Janar 2022, ora 00:00.

Lajme te ngjashme