Home Aktualitet Kudo ku shkon, Basha pritet me protesta nga demokratët: Lulzim Brava mashtrues kronik

Kudo ku shkon, Basha pritet me protesta nga demokratët: Lulzim Brava mashtrues kronik

nga Editor

Dhjetra demokratë kanë pritur me protestë kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili ka mbërritur në një hotel ku po zhvillon një takim.

Qytetarët janë mbledhur para hotelit ku ndodhet Basha dhe thërrasin “Basha ik”, ndërsa në dorë mban një pankartë ku shkruhet “Lulzim Brava mashtrues kronik”.

Videon e ka shpërdarë ish-kryeministri Berisha teksa shkruan “pritja e Lul Kimikut nga qytetaret”.

Kujtojmë që paraditen e sotme u shënua një tjetër incident, ku mbështetësit e Berishës sulmuan me vezë makinën e kryedemokratit.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=316&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FSaliBerisha%2Fvideos%2F943032536319196%2F&show_text=false&width=560&t=0

Lajme te ngjashme