Home Politike Emrat e donatorëve/ Bindja Demokratike me bilanc pozitiv, 1.8 milionë nga buxheti i shtetit

Emrat e donatorëve/ Bindja Demokratike me bilanc pozitiv, 1.8 milionë nga buxheti i shtetit

nga Albina Hoxhaj

Shumica e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e shkuara vendore kanë deklaruar zero të ardhura dhe shpenzime për fushatën elektorale. Siç shihet edhe nga raportet financiare të dorëzuara në KQZ, ato i ka paraqitur ato të bardha, pa reflektuar asnjë lloj të ardhure apo shpenzimi për fushatë. Një nga forcat që ka raportuar të ardhura dhe shpenzime përveç PS-së, është Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Bindja Demokratike ka raportuar si të ardhura nga personat fizik 300 mijë lekë, ndërsa si shpenzime ka deklaruar shumat 570 mijë lekë dhe 1100 euro. Por krahas financimeve të pakta financiare, Bindja Demokratike duket se ka përfituar kohë televizive nga disa prej televizioneve të rëndësishme në vend.

Ndërkohë që si financues kanë qenë kryesisht drejtuesit e kësaj force, përfshi Astrit Patozin, Ardi Kollozin, Fabian Topallin apo Andi Përmetin. Ndërkohë që financues kanë qenë edhe vetë kandidatët për kryetar bashkie, që konkurruan në siglën e kësaj force. Por për shkak të rezultatit pozitiv, Bindja Demokratike është një nga forcat që ka dalë me fitim edhe në aspektin financiar. Kjo, pasi për shkak të përqindjes së votave të mara në 30 qershor, Bindja Demokratike është kompensuar nga buxheti i shtetit me plot 1.8 milionë lekë të reja. /gsh.al/

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!