Home Aktualitet Vrasje e pluralizmit me ‘licencë ndërkombëtare’!

Vrasje e pluralizmit me ‘licencë ndërkombëtare’!

nga Editor

Nga Gent Strazimiri/

Vuçiç-Daçiç po bëjnë gjithashtu “reformë në drejtësi” në Serbi…

Po e bëjnë

* të vetëm (?!),

* përmes një parlamenti pa opozitë (?!),

* dalë nga zgjedhje të bojkotuara nga opozita (?!),

* me bashkëpunimin e Xhorxh Soros (?!),

* dhe bekimin e Komisionit të Venecias, që përmes “neutralitetit” shprehet se “pjesa më e madhe e rekomandimeve janë plotësuar”…(?!)

Se sa e hapur është një shoqëri, ku opozita ankohet për lirinë e votës deri në masën ekstreme të bojkotimit të zgjedhjeve farsë, këtë e dinë vetëm demagogët e “shoqërisë së hapur” dhe ata që përfitojnë fonde prej tyre…

Zgjidhja që ofrojnë?

Parlamentit monist, të dalë nga zgjedhje pa zgjedhje, drejtuar nga kriminelë, autoritaristë, të korruptuar, jepi edhe ndihmën finale të “reformojnë drejtësinë”…

Po promovojnë “demokracinë” më të çuditëshme në botë, atë ku

* bojkoti në mbrojtje të votës, është i dënueshëm, ndërsa

* vota e lirë dhe ekzistenca e opozitës është thjesht një … aksesor aspak i domosdoshëm…

Image

Lajme te ngjashme