Home Aktualitet Rithemelimi i PD ka nisur ne 8 Janar

Rithemelimi i PD ka nisur ne 8 Janar

nga Editor

Nga Lisander Hoxha/

Po të ndajmë qëndrimet e Bashës në para dhe pas 25 Prillit, do të gjejmë një mos koherencë të jashtëzakonshme.

Në politikë kanë vlerë qëndrimet, idete dhe përgjegjshmeria, te cilat karakterizojnë një politikan, apo lider. Keto cilësi janë fluide dhe jo të ngurta te Lulzim Basha. Ai e sheh politiken në formen dinamike te saj dhe jo statike. Në të gjitha rastet, të gjitha parimet janë të cënueshme dhe jo te shenjta, keto në varesi të interesit vetiak.

Kjo e ben dikotomine e Bashës një pasqyrim tipik të hipokrizisë më të ulët të një njeriu mesatar, oportunist dhe të korruptuar shpirtërisht.

Lulzim Basha i para 25 Prillit iu premtonte shqiptareve ‘ndryshimin’ perkrah Monika Kryemadhit dhe Sali Berishës, të cilet sot i etiketon si Trekendësh i Bermudas.

Lulzim Basha zotohej në librin ‘Misioni im’ se babanë politik e kishte si frymezim në jetë dhe perdorte imazhin e tij si garanci të një trashegimie politike në sy të demokrateve, të cilët e ndoqën pa hezitim.

Lulzim Basha i para 9 Shtatorit premtonte mrekullinë përkrah të gjithë atyre që sot pretendon se i ka përjashtuar nga PD.

Bashës i shijonte shoqëria e atyre që i quan sot bandit të grupit B9 dhe ndihej mirenjohës nën shoqërinë e tyre kur levizte nëpër Shqipëri.

Basha na paska genjyer të gjitheve nese krahasojmë Lulin e para 25 Prillit me Lulin sot.

Po a është hera parë që Basha genjen?

A nuk i genjeu Basha demokratet në 2017 kur u fut ne çadër?

A genjeu Basha për Teatrin Kombetar?

A genjeu Basha per traun në Kukes?

A genjeu Lulzim Basha për Ligjin e Arsimit te Lartë?

A genjeu Basha banoret e Unazës së Re?

Basha nuk duhet gjykuar mbi ato që thote, por mbi ato që bën.

Ky njeri e ktheu një mekanizem te fuqishem politik dhe elektoral, si PD, ne nje arene konfliktesh me vetedije te plotë.

Keto duhen marrë në analizë për të kuptuar ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.

Së pari, Luli Basha ka bërë çdo gjë për të cilën ka akuzuar të tjerët.

Ai është vetëm përfaqësues i interesave të tij dhe çdo pritshmeri per moral, apo pergjegjshmeri eshte e destinuar te perfundoje ne zhgenjim. Te gjitha pritshmerite te Basha duhen perceptuar mbi interesat e tij ne PD dhe jo ne menyre tjeter.

Lulzim Bashes i duhet PD per privilegjet qe ka siguruar nga mundi dhe sakrifica e demokrateve, duke qene Kryetar i PD.

Ai e sheh Partine Demokratike si nje biznes, i cili i siguron nje pozite te kendshme bashke me perfitimet ekonomike per familjaret e tij.

Kjo eshte e vetmja arsye per te cilen Basha ka zgjedhur te perleshet me kedo qe ia cenon statusin. Atij nuk i intereson se sa anetare, deputete apo demokrate ka kunder. Edhe sikur i gjithe elektorati qe na votoi me 25 Prill te dale ne shesh, Lulzim Basha nuk do terhiqen nga qendrimet e tij.

Kete e ben vetem per privilegj personal, duke e ditur mire se e vetmja menyre per te nxjerre profite nga Partia Demokratike eshte ta mbaje ate humbese dhe ne konflikt te vazhdueshem. Kjo eshte e vetmja menyre qe e detyron Edi Ramen te paguaj me tendera dhe te mbroje me forca speciale nje opozite jo fituese.

Lulzim Basha deshmoi se eshte i gatshem te godase me kriminel çdo demokrat, qe per 8 vite eshte sakrifikuar per te bere Bashen Kryeminister. Ai nuk ka asnje ndroje te vendose tela me gjemba, apo te minoje oborrin e PD vetem per te mos humbur biznesin e tij, ne kurriz te demokrateve dhe pluralizmit te vendit.

Ne kete konflik Basha ka  gjetur perkrahjen e disa deputeteve te lidhur ne ortakeri me te dhe te qeverise Rama. Ai ka genjyer edhe faktorin nderkombetar duke e paraqitur 8 Janarin si nje skenar dhune edhe pse ishte vete ne krye te saj.

Perball ketyre fakteve, çdo demokrat duhet ta kete te qarte se betejen me Bashen e kane fituar me 11 dhe me 18 Dhjetor. Ajo qe nuk po ndodh dhe nuk do te ndodhe eshte terheqja e Lulit nga roli i tij destruktiv nga punet e demokrateve. Lulzim Basha ka zgjedhur te jete nje dele e zeze ne mesin tone duke kerkuar vemendje dhe trazira brenda te djathtes per te shkeputur vemendjen dhe fokusin politik nga Edi Rama. Ky eshte misioni i Bashes, nga i cili ai nuk terhiqet.

Per ne demokratet duhet te jete e qarte se, do kemi nje Parti Demokratike me nje grup parlamentar te vogel dhe nje mundesi te arte per te qene mazhorance morale ne shoqeri.

Rithemelimi i PD eshte sfida ekzistencialiste per te djathten, e cila ka vetem nje shans. Ky duhet te jete qellimi kryesor i çdo demokrati dhe opozitari sot.

Te gjitha energjite dhe pritshmerite tona duhen orientuar ne ringritjen morale dhe politike te Partise Demokratike.

Asnje sekonde kohe nuk duhet te harxhojme me Lulzim Bashen, godinen apo procedurat ligjore, te cilat me siguri qe grupi i juristeve prane Komisionit te Rithemelimit do i ndjeke me pergjegjshmeri te plote.

Godina, vula dhe makina e Kryetarit te PD jane probleme sekondare per ne, demokratet.

E rendesishme eshte te kemi perkrahje ne shoqeri per idete tona politike dhe te adresojme shqetesimet e tyre ne jeten publike dhe politike. Lufta me Bashen ka mbaruar dhe ate e kemi fituar ne. Çdo sekonde qe harxhojme me te eshte nje bakshish me shume per te nga Edi Rama.

Defaktorizimi i Bashes dhe braktisja e tij nga eshte fillimi i ringritjes se opozites.

Une mendoj se nga sot te gjithe duhet te jemi me kerkues dhe me aktiv ne idete tona per rithemelimin e Partise Demokratike.

Pluralizmi ka shpetuar me 11 Dhjetor dhe sot nuk kemi nje stabilokraci, por kemi nje realitet politik te qarte me pale dhe me kundershtar politik.

Sot eshte koha te krijohen kampet politike dhe te detyrojme qeverine te perballet me te gjitha mekatet qe ka shkaktuar per 8 vite, ne vendin tone. Ndryshimi po vjen dhe ate nuk e ndal dot askush.

Te gjitha veshtiresite do kalohen per sa kohe ne jemi shumica morale dhe politike ne popull.

Zoti i bekofte demokratet dhe sakrificat e tyre per liri dhe demokraci!

Lajme te ngjashme