Home Aktualitet Berisha bën akuzën e fortë: Basha pas kompanive të basteve!

Berisha bën akuzën e fortë: Basha pas kompanive të basteve!

nga Editor

Nga takimi i Lezhës, lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, hodhi akuza të tjera ndaj Lulzim Bashës.

Berisha tha se ai qëndron pas kompanive të basteve. Berisha tha se Baton Haxhiu e ka ndihmuar kur u ndaluan bastet. Sipas liderit historik të PD, kjo tregon edhe njëherë angazhimin e Beogradit në vendin tonë.

“Ka sot një angazhim total të Beogradit kundër shqiptarëve. Ballkani i Hapur është nga Alfa te Omega një projekt kundër shqiptarëve. Shihni studiot televizive, përfaqësuesit e Beogradit nga Tirana në Prishtinë se si përfaqësojnë.

Kur ndodhi vrasja në Bllok, Edi Rama vendos ndalimin e basteve. Të kujt ishin bastet? Ishin të Lul Bravës.

Lul Brava i dërgon të dërguarin e tij special, Dushanin në Prishtinë, i tha hajde me vrap dhe më zgjidh problemin.

Absolutisht. Ua ka thënë Edi Rama direkt, dy personave. U thotë se në Qipro, 80 përqind pronar i kompanisë ishte Lulzim Basha me emrin e të shoqes.

Pra, e kuptoni ne se ku kemi qenë ne? Se kush na ka drejtuar?” tha Berisha.

Lajme te ngjashme