Home Aktualitet Edi Rama në aeroplanmbajtësen amerikane, publikon pamje nga stërvitja në ujërat shqiptare

Edi Rama në aeroplanmbajtësen amerikane, publikon pamje nga stërvitja në ujërat shqiptare

nga Editor

Kryeministri Edi Rama ka kaluar një ditë në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”,  e cila po kryen stërvitje në ujërat territoriale shqiptare.

Ai ka ndarë disa foto në rrjetet sociale ku është pozicionuar në vendin e kapitenit.

“Një ditë mbresëlënëse në aeroplanmbajtësen “Harry S. Truman”, e cila po kryen një stërvitje intensive në ujërat tona territoriale, së bashku me forcat e marinës shqiptare”, shkruan Rama.

Prej muajit dhjetor, aeroplanmbajtësja amerikane “USS Harry S. Truman” po qëndron në Mesdhe bashkë me numrin e madh të anijeve dhe avionëve që e shoqërojnë.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT

https://www.facebook.com/ediramaal/posts/470632951099038

Lajme te ngjashme