Home Aktualitet Protesta e 8 janarit, LDGSH publikon pamje: Gratë protestuese u dhunuan

Protesta e 8 janarit, LDGSH publikon pamje: Gratë protestuese u dhunuan

nga Editor

Në protestën e 8 janarit mbetën të plagosura ndër të tjera edhe disa gra. Lidhja demokratike e gruas publikoi pamjet ku tregohen se si një nga protestueset u dhunua në protestë, ndërkohë që nëpërmjet një video mesazhi anëtaret e LDG-s shprehen se protestuan paqësisht por u përballën me mercenarët.

Lidhja Demokrate e Gruas në Partinë Demokratike, publikoi pamje të dhunës së ushtruar ndaj protestuesve paqësor nga mercenarët e Lulzim Bashës në 8 janar. Në video shfaqen disa nga gratë e dhunuara në protestë përfshirë Hajrie Mulajn, e cila u transportua në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, nëpërmjet një video mesazhi anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas, përfshirë demokratet Elsa Hamaj, Irma Marku, Megi Stafa dhe Mimoza Hajdarmataj, denoncohet dhuna e uhstruar në protestën e 8 janarit nga mercenarët e Lulzim Bashës.

Gratë demokrate tregojnë gjithashtu se ato morën pjesë dhe protestuan paqësisht, përpara selisë së Partisë Demokratike.

Në protestën e 8 janarit, dhjetëra protestues paqësor mbetën të lënduar nga dhuna që ushtruan mercenarë nga brenda selisë së Partisë Demokratike, të cilët përdorën hunj dhe gaz lotsjellës kundër demokratëve që kërkonin të futeshin në seli.

Lajme te ngjashme