Home Aktualitet Basha tenton të ndryshojë historinë, fshin Berishën nga arkiva e PD

Basha tenton të ndryshojë historinë, fshin Berishën nga arkiva e PD

nga Editor

Duket se ajo që Lulzim Basha me njerëzit e tij përjetuan, (ankthi, rreziku e frika edhe për jetën) ato 4 orë brenda selisë në datën 8 janar, nuk do të harrohen lehtë prej tyre.

Ashtu siç shkruante “Zëri i Amerikës” një ditë më pas, Lulzim Basha, veproi me dorë të hekurt duke përjashtuar përjetë “liderin historik” të PD-së. Por sipas atyre që po dëgjojmë nga artikulimi publik, duket se e duan edhe në burg pasi akuzat ndaj Berishës nga politike janë bërë edhe penale.

Shumëkush, të dy grupet që po luftojnë brenda llojit të demokratëve i ka etiketuar si “Klani i Vulës” që udhëhiqet nga Basha pasi  kanë letrat e partisë, kurse atë që drejtohet nga Berisha si “Klani i Arkivës”, për arsye se pretendojnë që janë historia e PD.

Ajo që kuptohet qartë është se Lulzim Basha, nuk do të mjaftohet vetëm me dëbimin përjetë të Berishës nga partia që ai thotë se, e themeloi vetë.

Përveç frymës berishiste për të cilën është betuar se do ta çrrënjosë nga partia, Basha po e fshin ish-babin politik dhe ish liderin historik, edhe nga arkivat e kësaj force që celebroi pluralizmin 31 vite më parë.

Pas një vëzhgimi të shpejtë që “Alfapress.al” realizoi në arkivin digjitale dhe në rrjet të Partisë Demokratike, rezulton se fotografitë, videot apo çdo fjalë për Sali Berishën, është fshirë dhe është zhdukur krejtësisht.

“Alfapress.al”,  konsultoi në mënyrë të detajuar kanalin në Youtube të Partisë Demokratike,  cili si “llogari e hapur” daton  8 vite më parë, specifikisht më 7 dhjetor 2013. Dhe ja çfarë kemi zbuluar:

Janë plotë  2.171 video të ngarkuara në këtë kanal, por ajo që bije në sy është se ish-kryeministri është ‘zhdukur’ krejtësisht. Nëpërmjet motorit të  kërkimit vendosëm fjalën kyçe Sali Berisha dhe rezultoi se, vetëm 1 video i kishte rezistuar shfarosjes masive.

Video

vetme e Berishës,  rezulton që të jetë e datës 8 dhjetor  2018 me rastin e ceremonisë që mbahet çdo vit në  Qytet Studenti për të nderuar ditën e demokracisë. Gjithashtu në arkivin e Partisë Demokratike mungojnë pamjet e datës 13 qershor të vitit 2021, kur Basha u rikonfirmua si kryetar partie. Të dy “Babë e Bir” u shfaqën të  lumtur e të qeshur vetëm pak muaj më parë, por tashmë ky kujtim për partinë e Bashës është fshirë nga arkiva e partisë.

Por nuk janë mjaftuar me kaq: I njëjti spastrim për Kuvendin e 13 qershorit 2021, është realizuar edhe në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në  rrjetin social Facebook. E vetmja video që ekziston për ditën kur ka ndodhur përqafimi i fundit mes Beridhes dhe Bashës, është ajo e  Jemin Gjanës gjatë një komunikimi për media. /alfapress.al

Lajme te ngjashme