Home Aktualitet Skandali i radhës!!! “Qeveria mashtruese e Ramës”, i kërkohet studentes të ketë të dy prindërit invalidë që të përfitojë bursën

Skandali i radhës!!! “Qeveria mashtruese e Ramës”, i kërkohet studentes të ketë të dy prindërit invalidë që të përfitojë bursën

nga Editor

Filimi i vitit akademik pas protestës së studentëve, ka nxjerrë në pah paktin e dështuar mes qeverisë dhe universitetit.

Pothuajse asnjë premtim nuk është mbajtur nga ky pakt, dhe më e keqja është se askush nuk mban përgjegjësi, pasi hiri tashmë i mbuloi sytë e studentëve dhe jo vetëm.

Mirëpo nuk do të mjaftonte kjo për ‘të luajtur’ me studentët, pasi ministria e arsimit ka bërë shtëngime edhe në përfitimin e bursës.

Vitin e shkuar përfitonin bursë të gjithë ata studentë që kishin një prind invalid, ndërsa këtë vit është shtuar që të dy prindërit duhet të jenë invalid.

Një qytetare, motra e së cilës është pjesë e universitetit, ka shkruar për redaksinë e JOQ ALBANIA se ky rregull nuk ka qënë dhe se këto janë mashtrimet e qeverisë Rama. Ajo shton se përveç kësaj u premtua edhe përgjysmim i tarifës por asgjë nuk është bërë.

“Pershendetje doja te flisja pak per kte rastin qe kane bere ndryshim ne perfitim e tarifes shkollore!deri vjet ishte qe e perfitonin studentet me nje prind invalid tn u dashkan te dy prindrit!kjo pra eshte qerveria mashtruese e rames qe medemek vitin qe shkoi pergjysmoi taksat !!!anonim si shoket!” – shkruan studentja.

Lajme te ngjashme