Home Politike A duhen “Listat e Hapura” për deputetë?

A duhen “Listat e Hapura” për deputetë?

nga Albina Hoxhaj

Nga Indrit Vokshi

E kam përkrahur pak ketë ide, përkrahje sipërfaqësore pa bindje të thellë por i mençmi ndërron mendim e nuk ngul këmbë në gabim dhe më duket vetja pak i mençur. Po e mendoja dhe dola në konkluzionin :”Pse lista të hapura me propocional, pse eksperiment”? Po të jetë se duhet të votohet kandidati/personi e jo partia, le të kemi mazhoritar. Votohen dy ose tre persona, përballë njani-tjetrit, njëlloj siç votohet për kryetarin e bashkisë. Franca, Anglia, SHBA, e kanë mazhoritar, madje Franca e ka mazhoritar të kualifikuar. Është më përfaqësues mazhoritari. Kështu siç e kemi është gjithashtu problem, sepse ka mandate të sigurta për disa kandidatë. Të parët në lista dalin deputetë me kontributin e të tretëve e të katërve. Le të matet secili se sa vlen e sa fiton, me emër e me mbiemër të vetin, jo me sigël partie e jo më punën e kandidatëve të tjerë. Unë për ketë jam. Ska ndonjë përfitim të kesh deputetë të cilët nuk i respekton as i voton askush por dalin deputetë qyl.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!