Home Aktualitet Pas shtëpive, deputetët e rinj në Parlament kërkojnë zyra dhe sekretarë

Pas shtëpive, deputetët e rinj në Parlament kërkojnë zyra dhe sekretarë

nga Editor

Pas shtëpive, tani deputetët e rinj në Parlament kërkojnë zyra dhe sekretarë.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të 14 tetorit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partive të Djathta, Adriatik Alimadhi, i ka ngritur kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit një problem, sa i përket mungesës së zyrës dhe një sekretari për deputetët e rinj të Parlamentit. Në kërkesën drejtuar Ruçit, Alimadhi shprehet se, si pasojë e mungesës së zyrave në rrethe, ku ata mund të presin qytetarët, shpeshherë kanë rënë pre e sulmeve verbale nga qytetarë të ndryshëm.

“Kur shkoj në takimet në zona, kemi një problem, pasi nuk kemi zyra, sekretarë. Është shumë i vështirë kontakti me qytetarët, duke parë edhe situatën politike. Sikurse e shpreha, situata politike është shumë e vështirë. Unë shkoj në Vlorë dhe njerëzit më sulen si tradhtar e ku di unë çfarë tjetër. Ku do ulemi ne dhe ku do kontaktojmë, pasi nuk mund të ulemi në terren dhe nëpër kafe. Të dyja grupet parlamentare i kanë ndarë zyrat, për ne nuk ka asgjë. Të shikohet mundësia, sepse situata politike është problem për ne dhe jo për ju”, tha Alimadhi.

Por ndërkohë, Ruçi i ka kthyer përgjigje Alimadhit duke thënë se, në çdo qark ka dy zyra, një për opozitën dhe një për deputetët e mazhorancës.

 “Lidhur me zyrat dhe sekretarët duhet të dini që në 12 qarqe janë 24 zyra. Së pari, në 24 zyra, 12 zyra i ka maxhoranca dhe 12 opozita”, ka thënë Ruçi.

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!