Home Aktualitet “Përdor gratë për show”, akuza “tronditëse” Ramës: “Futi në parlament trafikantë femrash, bëri kryetar bashkie dhe mbrojti një përdhunues…”

“Përdor gratë për show”, akuza “tronditëse” Ramës: “Futi në parlament trafikantë femrash, bëri kryetar bashkie dhe mbrojti një përdhunues…”

nga Editor

“Sa herë Rama ndihet në vështirësi, përdor gratë për show”.

Kështu shprehet kryetari i FRPD, Belind Këlliçi një ditë pas takimit të kryeministrit Edi Rama me këshilltaret e bashkive në vend, ku ndër të tjera u shpreh se, gratë janë më të besueshme për të çuar përpara vendin dhe si argument theksoi angazhimin e partisë që drejton për përfshuirjen e tyre në postet drejtuese dhe vendimmarrëse.

Por ndryshe mendon kreu i të rinjve demokratë.

Sipas Këlliçit, “njeriu që ka futur në parlament trafikantë femrash, njeriu që bëri kryetar bashkie dhe mbrojti deri në fund një përdhunues, njeriu që veshi me pushtet krimin duke përjashtuar gratë, i përdori ato dje si fasadë për pushtetin e tij të kalbur”.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

“Sa here Rama ndihet ne veshtiresi, perdor grate per show. I braktisur plotesisht nga Europa, kete gje beri dhe dje. Njeriu qe ka futur ne parlament trafikante femrash, njeriu qe beri kryetar bashkie dhe mbrojti deri ne fund nje perdhunues, njeriu qe veshi me pushtet krimin duke perjashtuar grate, i perdori ato dje si fasade per pushtetin e tij te kalbur.

Grate vuajne sot pasojat me te renda nga keqqeverisja e Edi Rames. Jane ato qe vuajne sepse nuk ushqejne dot femijet. 19% marrin dhe buken ne liste. 290 mije nena nuk sigurojne ushqim te mjaftueshem per femijet e tyre. 40% e tyre nuk sigurojne dot ngrohje. Ky eshte realitet qe nuk fshihet dot me mbledhje fasade ne hotelet luksoze te Tiranes”

Lajme te ngjashme

error: Alert: Content is protected !!