Home Kronike Greqia liron bashkëpunëtorin e vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku, refuzohet ekstradimi i Jambellit

Greqia liron bashkëpunëtorin e vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku, refuzohet ekstradimi i Jambellit

nga Albina Hoxhaj

Gjykata greke ka vendosur të lërë të lirë Kristaq Lecin, personin që akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku, ngjarje e ndodhur në datën 7 prill të vitit 2017.

Leci është lënë i lirë nga autoritetet greke ndërkohë është refuzuar ekstradimi i Bledar Jambellit, 38-vjeçarit që akuzohet se porositësi i vrasjes së Cukut.

Leci, bashkëpunëtori i ekzekutorit Mikel Shallari në vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku u arrestua  nga autoritetet greke më 13 gusht të këtij viti. Ndërsa Bledar Jambelli 38 vjeç, u arrestua nga homologët grekë, pas një operacioni të gjatë në dhjetor të vitit 2018, por ata nuk kanë pranuar ta eksradojnë drejt Shqipërisë.

Si ndodhi vrasja e kryekomisarit Artan Cuku

Atentati ndaj Artan Cukut u krye në datën 7 prill të vitit 2017 në hyrjen e pallatit ku banonte viktima, tek rruga e ‘Kosovarëve’ tek Liqeni Artificila në Tiranë.

Për vrasjen e kryekomisarit ra në pranga Mikel Shallari, i cili rrëfeu të plotë të gjithë organizimin e vrasjes dhe se porositësi ishte Bledar Jambelli.

Jambelli vëzhgonte gjithçka në terren dhe se me Shallarin komunikonte vetë nëpërmjet Kristaq Lecit (që u arrestua sot në Greqi), kushëriri i Mikel Shallarit. Mësohet se është pikërisht Leci ai që i ka dhënë pagesën prej 20 mijë eurosh Mikel Shallarit, i cili mori përsipër të kryente ekzekutimin.

Kristaq Leci dhe Bledar Jambelli 48 orë pas ngjarjes u larguan në Greqi pa kaluar nëpërmjet sistemit TIMS.

Motivi që mendohet të kenë shtyrë Jambellin të urdhëronte vrasjen e Cukut është rihapja e një dosjeje në vitin 2012, kohë kur kryekomisari ishte Drejtor i Policisë Vlorë. Kryekomisari e rihapi këtë dosje të mbyllur nga prokuroria dhe gjeti prova të reja për vrasjen e Shpëtim Mukës dhe Ervis Shehut në vitin 1997, e njohur si masakra e “Pusit të Mezinit”.

Provat e reja sollën edhe arrestimin e Bledar Jambellit. Gjithsesi 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013 madje mori edhe mbi 500 mijë lekë dëmshpërblim nga shtetit për ditët e burgut.

Por 4 vite më vonë Jambelli nuk harroi të hakmerrej.


Lajme te ngjashme