Edi Rama interesohet për gratë e Krujës!“S’ka gra këtu mor jahu”

Read Time:1 Minute, 59 Second

Kryeministri Edi Rama në kuadër të organizimit të rrjetit “Edhe Një” të këshilltareve socialiste në Këshillat Bashkiakë i bëri thirrje grave që t’i bashkohen sa më shumë PS-së.

Mes thirrjeve Rama ironizoi burrat shqiptarë, sidomos në periferitë e Tiranës, ku sipas tij situata është më e rënduar.

Edi Rama: Në përiferitë e Tiranës që është kryeqyteti i Shqipërisë që është bërthama e metropolit të shqiptarëve situata është alarmante. Sepse jo vetëm që ne kemi struktura ku s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë nuk ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darke, se me kë i bëjnë fëmijët këta dhe se kush kujdeset për ta, kjo mbetet një pikëpyetje e madhe po të shikosh vendosmërinë me të cilën thonë nuk ka gra këtu. Dhe përtej kësaj çka është më e rëndësishme sipas meje dhe besoj në kushtet e sotme është që ne nuk na duhet thjeshtë përfshirja më e madhe e grave për të pasur barazi gjinore. Ne na duhet përfshirja më e madhe e  grave për të pasur më shumë njerëz që janë seriozë dhe të aftë dhe në fund të ditës efiçentë.

Kryeministri pohon se gratë janë forca më e madhe e PS-së. Sipas tij nëse PS-në do ta votonin vetëm gratë do merrte vetëm 85 deputetë.

Edi Rama: Nëse në Shqipëri do të votonin vetëm gratë dhe vajzat PS do merrte 85 deputetë vetëm, po të votonin vetëm burrat do shkonim rrotë më rrotë ose pak nën rrotë. Po punë rrotash. Ama ajo që duhet kuptuar është që ne si sidoqoftë kemi një potencial shumë të madh ende të pa çliruar.  

Rama gjatë fjalës së tij tha se nuk kishte dijeni se këshilli bashkiak i Krujës drejtohej nga një grua.

Edi Rama: Nuk e dija që kryetarja e Këshillit Bashkiak të Krujës ishte një grua. Por a mund të mendohej kjo disa vite më parë? Unë e njoh Krujën se kam lidhje dhëndurore me Krujën, kështu jam i çliruar nga meraku se do mendojnë keq për mua. Para se Eglantina të shkonte në Krujë kam marrë pjesë në shumë takime me gra dhe vajza atje dhe e vetmja grua ishte Vitorja, që i rezistonte të gjitha prerjeve të afshit pushtues të burrave. Ajo ishte Skënderbeu i vërtetë i kohës në krahasim me atë hordhi burrash që kishin pushtuar politikën.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Previous post Vasili: Kryeministrja jonë simpatike Edi Rama!?
Next post Ndoka: Nëse Rama nuk plotëson 9 kushtet e Bundestagut, opozita rikthehet në protesta