I vë flakën apartamentit për 1 euro/ Shtatë të vdekur. Mes tyre edhe 5 fëmijë!
Shtatë persona, mes tyre 5 fëmijë vdiqën nga një zjarr i tmerrshëm që e ndezi një i dehur për një sherr prej më pak se një euro, të nisur nga fëmijët te këndi i lojërave.
Viktimat u dogjën të gjallë nga zjarri që ishte vendosur qëllimisht në një ndërtesë që ishte ndërtuar pjesërisht me dru, në qytetin Rostov Veliki të Rusisë.
37-vjeçari Aleksandër Komarov e ndezi zjarrin natën, me çakmak, pasi djali i tij i tha se fqinji i kishte vjedhur 70 rubla, që bëjnë rreth 0.9 cent të euros.
Aleksandri i vuri flakën apartamentit të fqinjit, por ata u larguan. Ndërkohë, dy familjet që ishin lart e panë rrugën t’u bllokohej nga flaka dhe u bllokuan brenda, derisa u përpinë nga flakët.
Një grua 23-vjeçare vdiq bashkë me tre fëmijët e saj. Ajo i tha burrit të hidhej e të priste fëmijët nga dritarja. Burri u hodh, por gruaja humbi ndjenjat para se të hidhte fëmjët dhe vdiq bashkë me ta.
Ndërsa fqinja tjetër arriti të shpëtojë, por nuk nxori dot dy vajzat. Një burrë hyri nga jashtë, mes flakëve, dhe i nxori vajzat ende të gjalla, por vdiqën më pas në spital. Ndërsa një burrë tjetër humbi djalin e vogël.
Shkaktari i zjarrit i tha policisë që kishte qenë i dehur dhe nuk e kishte llogaritur se çfarë po bënte.
Me Shume
STRATEGJIA E PUTINIT PËR TË SHMANGUR SAKSIONET EKONOMIKE DHE DËMTUAR MË TEJ EKONOMINË E EUROPËS.
Është e qartë për të gjithë se motori i zhvillimit të ekonomisë në çdo komb ndër të tjera është edhe...
DISA TË VËRTETA PËR HAVZI NELËN!
Nga Milaim Nela. Duke qenë se i përkas të njëjtit trung dhe për të shmangur sado pak "konfliktin e interesit"...
Superskandali/ Irfan Hysenbelliu 1.7 milionë euro borxh në Tatime vetëm nga një kompani
Sipas të dhënave zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ushtruar kontroll tek “Birra Tirana”, ku janë gjetur një sërë...
Jo te iki …por te pirdhet fare…
Keshtu me pat thene 5 vjet me pare ne trotuarin e Mihal Durit …Ver Llapa kur i thashe se …po...
Investigimi . Nga të dënuar për trafik droge në Spanjë, në biznesmenë në Shqipëri
Një investigim i bërë nga “Balkan Insight”, ka pasqyruar me detaje sesi dy shqiptarë të dënuar me burg në Spanjë si...
Thirrje për ndihmë/ Nëna e dy femijeve po lufton me leuçemin akute. Ju lutemi, dhuroni fonde për t’i shpëtuar jetën: Irma duhet t’i shikojë vajzat e saj të rriten (FOTO)
DHURO KETU Një nënë e re nga Gjirokastra është diagnostifikuar me leuçemi akute dhe ka nevojë për ndihmë që të...